Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Flakë në pyje, flakë dhe në hotele: ankth në Lungomaren e Vlorës…

Flakë në pyje, flakë dhe në hotele: ankth në Lungomaren e Vlorës…

Trazohet turizmi në qytetin e kryeministrit, disa pushues hidhen nga dritaret dhe përfundojnë në spital

Gjatë natës, një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve, flakët kanë nisur në një lokal në katin e parë të godinës dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.

Si pasojë, disa persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës. Sipas të dhënave paraprake, shtatë persona janë dërguar në spital, ndërsa tre prej tyre janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Katër të dëmtuar të tjerë ndodhen në sallën e operacionit.

Mësohet se gjashtë prej të dëmtuarve janë shtetas të Kosovës, ndërsa një tjetër është shtetas nga Rrësheni.

Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, disa prej personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga dritaret, madje duke u hedhur prej tyre.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. /tesheshi.com/