Florida, rrëshqet nga pista avioni me 143 pasagjerë

Një avion i tipit Boeing me 143 persona në bord pësoi një aksident – rrëshqitje në pistë, duke rënë në një lum të cekët në Jacksonville, Florida.

Avioni ishte duke u përpjekur të ateronte në një bazë ushtarake, por stuhia ia devijoi rrugën. Për pasojë, lëndime morën 21 persona, por asnjë nga ta nuk është në gjendje kritike.

Aeroplani i tipit Boeing 737-800 që mbërriu nga Stacioni Detar Guantanamo në Kubë me 136 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit, u rrëzua në lumin St. Johns në fund të pistës së Naval Air Station Jacksonville në orën 9:40 të mëngjesit, sipas kohës lokale. /Mesazhi/