Formacionet e mundshme: Francë – Gjermani

Sonte (e martë) do të zhvillohet super sfida mes dy kampionëve të Botës, Francës dhe Gjermanisë, në kuadër të xhiros së parë në “Euro 2020”.

Dy Kombëtaret kanë plotë yje botërore, andaj do ‘luftojnë’ për pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Kurt Zouma do mungojë te Franca, shkaku i një lëndimi, derisa të gjithë yjet e tjerë janë të gatshëm.

Sa i përket Gjermanisë, të gjithë lojtarët janë të gatshëm, ngase nuk kanë ndonjë të lënduar.

Formacionet e mundshme:

Francë (4-1-2-1-2): Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez; Kante; Pogba, Tolisso; Griezmann; Mbappe, Benzema

Gjermani (3-4-3): Neuer; Ginter, Hummels, Rudiger; Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens; Havertz, Muller, Gnabry

Ndeshja nis në ora 21:00.