Formacionet e mundshme, parashikim, analizë dhe statistika: Inter – Bayern Munich

Inter – Bayern Munich, do të jetë ndeshja kryesore e sotme (e mërkure) në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Për këtë ndeshjes, Interi do të jetë pa Dalbert e Gabriel Brazao, që janë të lënduar, ndërsa Romelu Lukaku është i lënduar.

Në anën tjetër, Bayern Munichu do të ketë mungesën vetëm të Bouna Sarr, që po ashtu është i lënduar.

Analizë
Inter

Romelu Lukaku i ka humbur dy ndeshjet e fundit të Interit dhe mbetet një dyshim i madh për këtë takim.

Joaquin Correa ose Edin Dzeko do ta zëvendësojnë, nëse belgu mungon.

Andre Onana do të shpresojë të debutojë për Interin në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich

Leon Goretzka bëri paraqitjen e tij të parë këtë sezon si zëvendësues në fundjavë për Bayern Munichun. Bouna Sarr është ende i padisponueshëm për ekipin mysafir.

Jamal Musiala, Leroy Sane dhe Kingsley Coman po luftojnë për dy vende në krah për t’u përballur me Interin.

Statistika

Bayern është i pamposhtur në 29 nga 31 ndeshjet e fundit (Liga e Kampionëve).

Janë shënuar nën 2.5 gola në katër ndeshjet e fundit të Interit (Liga e Kampionëve).

Bayern ka fituar tre ndeshjet e fundit jashtë fushe kundër Interit në të gjitha garat.

Parashikim
Bayerni pritet të fitojë me rezultat minimal ndaj Interit

Formacionet e mundshme

Inter: Handanovic, Bastoni, De Vrij, Skriniar, Dimarco, Calhanouglu, Brozovic, Barella, Dumfries, Dzeko, Martinez.

Bayern Munich: Neuer, Pavard, De Ligt, Hernandez, Davies, Sabitzer, Kimmich, Coman, Musiala, Mane, Muller.