Formacionet zyrtare, Barcelona – Atletico Madrid

Barcelona e pret Atletico Madridin në kuadër të javës së 35-të në La Liga.

Kjo ndeshje mund të vendos shumë sa i përket titullit të kampionët në La Liga, kampionat që më të vërtet ka qenë shumë i bukur këtë edicion.

Atletico që luan si mysafir është lider në La Liga me 76 pikë, dy më shumë se Barcelona dhe Real Madridi.

 

Trajneri Ronald Koeman për këtë ndeshje ka zgjedhur të luajë me Lionel Messin dhe Antoine Greizmannin në sulm.

Në anën tjetër Diego Simeone i ka besuar, Luis Suarezit nga minuta e parë.

Ndeshja fillon në ora 16:15.


Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Piqué, Lenglet; Dest, De Jong, Busquets, Pedri, Jordi Alba; Messi e Griezmann.

 

Atletico Madrid: Jan Oblak; Kieran Trippier, Stefan Savic, Felipe, Mario Hermoso; Yannick Carrasco, Koke, Marcos Llorente, Thomas Lemar; Angel Correa, Luis Suarez