Formacioni i Kosovës ndaj Guinesë

Kombëtarja e Kosovës sot (e martë) do zhvillojë miqësoren ndaj Kombëtares së Guinesë.

Pas dy ditë stërvitje, lojtarët do tregojnë forcën ndaj një kundërshtari që di mjaftë mirë të jetë i rrezikshëm, shkruan lajmi.net.

Shumica e yjeve të ftuar në këtë ndeshje janë nga Superliga e Kosovës.

Ndërsa, tashmë Bernard Challandes ka përpiluar 11-shen startuese ndaj Guinesë.

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës: Bekaj, Domgjoni, Jashanica, Thaqi, Bajselmani, Rrudhani, Broja, Loshaj, Topalli, Hoxha, Daku.