Foxconn dhe Nvidia bashkojnë forcat për ndërtimin e “fabrikave AI”

Gjatë shfaqjes vjetore të Foxconn në Taipei, ekzekutivi i Foxconn Liu Young-way dhe CEO i Nvidia Jensen Huang thanë se kompanitë e tyre do të ndërtonin këto fabrika AI së bashku.

Foxconn, prodhuesi më i madh në botë i kontraktuar i pajisjeve elektronike, do të ndërtojë një lloj të ri qendre të dhënash duke përdorur çipet dhe softuerin e Nvidia për një gamë aplikacionesh, përfshirë makina me sistem vetëdrejtimi.

Gjatë shfaqjes vjetore të Foxconn në Taipei, ekzekutivi i Foxconn Liu Young-way dhe CEO i Nvidia Jensen Huang thanë se kompanitë e tyre do të ndërtonin këto fabrika AI së bashku.

“Një lloj i ri prodhimi është shfaqur, ai i inteligjencës artificiale. Dhe qendrat e të dhënave që e prodhojnë quhen fabrika AI,” tha Huang duke shtuar se Foxconn ka ekspertizën për ndërtimin e tyre në mbarë botën.

Ai shpjegoi se fabrikat AI në mënyrë të vazhdueshme marrin dhe përpunojnë të dhëna nga makinat autonome për ti bërë aot më inteligjente. Nvidia, kompania më me vlerë në botë e çipeve, tha përmes një deklarate se fabrikat AI do të përdorin çipet dhe softuerin e saj përfshirë super çipin GH200 i cili nuk lejohet të shitet në Kinë.

Lajmi vjen një ditë pasi SHBA vendosi kufizime të reja eksportesh për dy çipe të tjera AI për tregun Kinez. Gjatë 2023 vlera e aksioneve të Nvidia është trefishuar ndërsa kompania ka një vlerë sot prej mbi 1 trilionë dollarë.

Foxconn nga ana tjetër është furnizuesi më i madh në botë i Apple iPhone dhe kërkon të replikojë një sukses të ngjashëm me montimin e kompjuterëve, smartfonëve dhe makinave elektrike.