Franca dyfishon epërsinë ndaj Uruguait

Franca tani është duke udhëhequr 0 me 2 në ndeshjen e sotme çerekfinale ndaj Uruguait.

Ishte Griezmann ai që shënoi golin e dytë për francezët në minutën e 61, transmeton Koha.net.

Golin e parë e kishte shënuar mbrojtësi i Realit, Varane.


Varane i jep epërsinë Francës ndaj Uruguait

Ylli i Real Madridit, Raphael Varane është përkujdesur që t’i japë Francës epërsinë e parë në sfidën çerekfinale ndaj Uruguait.

Varane shënoi në minutën e 40, pas asistimit nga Antoine Griezmann, transmeton Koha.net.

Kur pjesa e parë është në përfundim, Franca ka pasur një dominim të lehtë ndaj Uruguait.


Formacionet zyrtare: Uruguai – Franca

Janë publikuar formacionet me të cilat do të luajnë dy kombëtaret në çerekfinalen e parë të Botërorit.

Mungesa e Blaise Mautidi ka detyruar trajnerin e Francës të luajë me Corentin Tolisson në mesfushë, kurse në sulm janë treshja, Kylian Mbappe, Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud.

Në anën tjetër të Uruguai, konfirmohet mungesa e Edinson Cavanit, i cili është lënduar në 1/8 e finales përballë Portugalisë.

Formacionet zyrtare:

Uruguai: Muslera, J.M. Gimenez, Godin, Caceres, Bentancur, Nandez, Torreira, Vecino, Laxalt, Stuani, Suarez.

Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez, Pogba, Tolisso, Kante, Griezmann, Mbappe, Giroud.