Franca heq të gjitha kufizimet

Pas dy vitesh bashkëjetesë me pandeminë Covid-19, Franca heq, nga dita e sotme, kufizimet kryesore, pavarësisht një numri të lehtë në rritje të infeksioneve.

Ndër kufizimet kryesore të hequra janë Green Pass dhe mbajtja e maskave edhe në ambiente të jashtme.

Apelet për kujdes mbeten, veçanërisht për grupmoshat vulnerabël dhe për të moshuarit, të cilët duhet t’i mbajnë ende maskat në transportin publik dhe brenda spitaleve.

Në shkolla, kinema, teatro, restorante, dyqane dhe supermarkete nuk do të mbahet më maskë dhe askush nuk mundet më të kërkojë në hyrje të tyre që të tregoni Green Pass.

Punëdhënësit, në mënyrë autonome, mund të vendosin ta imponojnë mbajtjen e maskave punonjësve të tyre.

Ditët e fundit, numri i rasteve pozitive në Francë ka regjistruar një rritje të lehtë.

Mesatarja e shtatë ditëve të fundit është 65 250 raste nga 50 646 një javë më parë.

Por, kjo nuk ka pasur asnjë efekt në shërbimet e reanimacionit në spitale. /atsh