Franca në çerekfinale, eliminon Poloninë

Franca ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës që po zhvillohet në Katar.

Kampionët në fuqi, kanë mposhtur Poloninë me rezultat 3-1 në ndeshjen e fazës së 1/8.

Francezët golin e parë e arritën në minutën e 44-të të ndeshjes me anë të veteranit, Olivier Giroud.

Rezultatin e dyfishoi Kylian Mbappe në minutën e 74-të, duke i dhënë më shumë siguri skuadrës së tij.

E pikërisht ylli i PSG-së shënoi edhe një herë një supergol në fund të ndeshjes.

Golin e vetëm për Poloninë e shënoi Lewandowski në minutën e nëntë shtesë.

Në çerekfinale, Franca do të takohet me fituesin e ndeshjes Angli – Senegal, që zhvillohet nga ora 20:00.