Francë – Senati miraton planin e diskutueshëm të reformës së pensioneve

Senati francez miratoi sot planin e diskutueshëm të qeverisë për reformën e pensioneve, me 193 vota pro, 114 kundër dhe 38 abstenime.

Asambleja Kombëtare, Dhoma e Ulët e parlamentit, do të votojë më vonë gjatë ditës për propozimin e reformës, e cila synon të rrisë gradualisht moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse qeveria do te arrijë të fitojë shumicën e votave, për atë që ndoshta është projekti i saj më i rëndësishëm.

Qeveria e presidentit francez, Emmanuel Macron mund të përdorë një nen të veçantë në kushtetutë për të shtyrë reformën në Asamblenë Kombëtare pa votim. /atsh