Fshati “rebel” në Zvicër që refuzon marrjen e vaksinave

Fshati zviceran, kategorikisht refuzon marrjen e vaksinave

Ndërsa kantonet në gjithë Zvicrën po përgatiten për të nisur Javën e Vaksinimit, fshati Alpthal në Schwyz po refuzon të lejojë autobusin e vaksinimit të hyjë në territorin e tij, transmeton albinfo.ch.

Zyrtarët e zgjedhur lokalë e ndaluan njësinë e lëvizshme – një nga shumë që do të përdoret nga autoritetet shëndetësore në gjithë vendin për të imunizuar banorët vendas këtë javë – të hyjë në fshat për të vaksinuar 600 banorët e tij.

Kryetari i fshatit, Adelbert Inderbitzin, tha se “nuk ka nevojë për vaksinim në Alpthal”, raportojnë mediat zvicerane.

Në përgjigje të qëndrimit të Alpthal, Zyra kantonale e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale tha: “Ne gjithmonë dëgjojmë se bëhet fjalë për lirinë e njerëzve. Nëse e vlerësoni lirinë individuale, atëherë duhet t’i lini banorët të vendosin vetë nëse do të vaksinohen”.

Schwyz është ndër disa kantone në Zvicrën qendrore, numri i infeksioneve të reja Covid të të cilit tejkalon mesataren kombëtare. /albinfo