FSK vazhdon akoma ushtrimin “Shqiponja 6”

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) organizon ditën e mediave dhe vizitën e VIP-ve në teren ku po mbahet Ushtrimi Fushor i FSK-së ‘Shqiponja 6’.

Në ditën e VIP-ve, në ditën mediale të ushtrimin fushor “Shqiponja 6” pritet ta vizitojnë personalitete të larta shtetërore, atashe ushtarak dhe përfaqësues nga shtet pjesëmarrëse, ambasadorë, Ministri i FSK-së, Komandanti i FSK-së, Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneralmajor Timothy Orr, Komandanti i KFOR-it, kryetar të komunave pjesëmarrëse në ushtrim dhe drejtues të agjencive të emergjencave të Kosovës.

Pjesëmarrës në ushtrim janë Agjencitë e Sigurisë dhe Emergjencave të Kosovës, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Përfaqësuesit e shteteve partnere pjesëmarrëse në ushtrim janë Shqipëria, Iowa, Mbretëria e Bashkuar, Ushtria Amerikane për Evropë, Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i ZI dhe KFOR-i.