FTX rikuperon 5 miliardë dollarë të humbura

Avokati tha se paratë e rikuperuara nuk përfshijnë asetet e konfiskuara nga Komisioni i Letrave me Vlerë në Ishujt Bahame ku FTX kishte zyrat qendrore dhe Bankman-Fried jetoi deri në arrestimin e tij.

Bursa e kolapsuar e kriptomonedhave FTX ka lokalizuar më shumë se 5.1 miliardë dollarë në asete avokatët e kompanisë thanë.

Megjithatë një gjykatë falimenti në SHBA u njoftua ditën e Mërkure se sasia e humbjeve për konsumatorët është ende e panjohur.

Prokurorët akuzojnë ish shefin ekzekutiv të kompanisë Sam Bankman-Fried për orkestrimin e një mashtrimi epik që mund tu ketë kushtuar investitorët, konsumatorëve dhe huadhënësve miliarda dollarë.

Bankman-Fried ka kërkuar pafajësinë duke refuzuar akuzat për mashtrimin e investitorëve.

“Kemi lokalizuar mbi 5 miliardë dollarë në kesh, kriptomonedha dhe letra me vlerë,” tha avokati i FTX Andy Dietderich në gjykatën e Delaware.

Avokati tha se paratë e rikuperuara nuk përfshijnë asetet e konfiskuara nga Komisioni i Letrave me Vlerë në Ishujt Bahame ku FTX kishte zyrat qendrore dhe Bankman-Fried jetoi deri në arrestimin e tij.

Shumica e konsumatorëve dhe investitorëve të cilët kanë humbur para nuk janë përmendur nga gjykata. Megjithatë ylli Amerikan i futbollit Tom Brady dhe pronari i New England Patriots Robert Kraft janë përmendur gjatë dëgjesës.

Në Dhjetor 30 vjeçari Bankman-Fried u arrestua në Ishujt Bahame dhe ekstradua me kërkesë së Shteteve të Bashkuara.

Ai akuzohet për një prej mashtrimeve më të mëdha në historinë e Amerikës. FTX një vit më parë vlerësohej me 32 miliardë dollarë ndërsa më 11 Nëntor shpalli falimentin.

Përllogaritet se 8 miliardë dollarë fonde konsumatorësh janë humbur. Prokurorët federalë e akuzojnë për keqpërdorim të fondeve të konsumatorëve për të paguar borxhet e firmës së tij Alameda Research dhe për të bërë investime të tjera.

Mbi Bankman-Fried rëndojnë mbi 8 akuza kriminale nga pastrimi i parave tek konspiracioni dhe shkelje të ligjeve financiare.

Në fund të Dhjetorit ai u lirua nga paraburgimi pasi pagoi 250 milionë dollarë. /PCWorld Albanian