Funksionaliteti i ri i Instagram është i vonuar

Funksionaliteti, siç mund të imagjinoni, ju lejon të komentoni në një postim me një imazh GIF nga Giphy.

Pas një pritjeje të gjatë, përdoruesit e Instagram mund tu përgjigjen postimeve me GIF.

“Është një funksionalitet i vonuar, por më në fund po lançojmë GIF në komente nga dita e sotme,” tha shefi i Instagram Adam Mosseri.

Funksionaliteti, siç mund të imagjinoni, ju lejon të komentoni në një postim me një imazh GIF nga Giphy. Është i njëjti Giphy që Autoritetet Britanike urdhëruan Meta ta shesë vitin e kaluar.

Shefi i Instagram Adam Mosseri tha se Instagram po teston edhe tekstet për Reels. Funksionaliteti u shfaq në aplikacion në fazë testimi dhe besohet se është bazuar mbi afishat automatike që Meta lançoi në 2021.

Me mbërritjen e komenteve GIF, tashmë mbase ka ardhur momenti që Instagram të fillojë krijimin e një aplikacioni të dedikuar për iPad.