Funksionaliteti i ri i WhatsApp është mjaft i dobishëm për të mbajtur informacione të rëndësishme në fokus

Aplikacioni në pronësi të Meta tha se përdoruesit mund të ngjisin mesazhe duke mbajtur të shtypur mbi dhe më pas përzgjedhur opsionin “Pin” nga menuja.

WhatsApp është duke lançuar opsionin për të ngjitur në krye mesazhet në bisedat individuale dhe në grup. Kompania tha se përdoruesit mund të ngjisin çfarëdolloj mesazhi me tekst, anketë, imazhe dhe emoji.

Megjithatë përdoruesit mund të ngjisin në krye vetëm një mesazh në të njëjtën kohë.

Aplikacioni në pronësi të Meta tha se përdoruesit mund të ngjisin mesazhe duke mbajtur të shtypur mbi dhe më pas përzgjedhur opsionin “Pin” nga menuja. Mesazhi do të qëndrojë i ngjitur në krye për 24 orë, 7 ditë ose 30 ditë.

Është një opsion i dobishëm për bisedat individuale nëse dëshironi të mbani në fokus një informacion të rëndësishëm. E njëjta vlen edhe për grupet ku mund të bëhet fjalë për një lajmërim.

Kompania tha se në grup administratorët mund të zgjedhin nëse vetëm administratorët mund të ngjisin mesazhe në krye apo çdo anëtar.

Rivalët e WhatsApp, Telegram dhe iMessage ofrojnë tashmë një opsion të tillë për bisedat individuale dhe në grup. Mbetet për tu parë nëse kompania do të zgjerojë funksionalitetin edhe në WhatsApp Channels.

Kujtojmë se javën e kaluar kompania lançoi opsionin për të dërguar mesazhe zanore që mund të dëgjohen vetëm një herë.