Fury nis rikthimin me fitore përballë boksierit Sefer Seferi

Ish-kampioni i botës në boksin e peshave të rënda, britaniku Tyson Fury, në ndeshjen e parë pas 32-të muajsh ka fituar përballë boksierit shqiptar Sefer Seferi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Britaniku 29 vjeçar Tyson Fury i cili ka fituar të 25 ndeshjet në karrierën e tij, në ndeshjen e zhvilluar në “Manchester Arena” në Britani ka fituar përballë Seferit, i cili është detyruar të lërë ndeshjen pas përfundimit të raundit të 4-ët.

Tyson Fury ka fituar ndeshjen e 26-të në karrierën e tij duke mos patur asnjë humbje, ndërsa Seferi ka 23 fitore dhe kjo ndeshje ka qenë edhe humbja e dytë e tij.

Në nëntor të vitit 2015 pas fitores ndaj Wladimir Klitschko, boksierit ukrainas, Fury kishte titujt e kampionit në peshat e rënda të (IBF), (WBA) dhe(WBO), por pasi në 30 shtator 2016 rezultoi pozitiv në testet e dopingut ai mori ndëshkim.

Boksieri britanik pranoi përdorimin e lëndës narkotike dhe pas vendimit të ndëshkimit ai dorëzoi edhe titujt kampionë WBA dhe WBO për boks në peshat e rënda.

Agjencia Britanike e Luftës me Dopingun pas një takimi me Fury në muajin janar vendosi që t’i rikthejë licencën e pezulluar boksierit britanik.