G7 ofron mbi 18 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Liderët financiarë të G7 kanë rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë prej 18.4 miliardë dollarë, raporton ‘Reuters’.

Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të SHBA, Japonisë, Kanadasë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë po zhvillojnë bisedime nisur nga fakti se Ukraina ka mbetur pa para.

Vendet e G7 kanë mobilizuar një buxhet prej 18.4 miliardë dollarë për Kievin, përfshirë 9.2 miliardë dollarë nga zotimi i mëparshëm, thuhet në draft.

“Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës në të gjithë këtë luftë dhe jemi të përgatitur për të bërë më shumë nëse është e nevojshme”, thuhet në deklaratë.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se ishte rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës burimet e nevojshme financiare, por nuk konfirmoi shifrën prej 18.4 miliardë dollarë. /euronews