Galaxy S22 Ultra ofron më pak vlerë sesa S21 Ultra

Konkretisht S22 Ultra me 8GB RAM dhe çmim 1,249 euro ka 128GB memorie ndërsa S22 Ultra me 12GB RAM dhe 256GB memorie kushton 100 euro më tepër.

Me Samsung që po përgatitet për të lançuar modelin e ardhshëm Galaxy S në Shkurt, informacione të reja rreth modeleve të telefonëve po publikohen çdo ditë ndërsa më i fundit ka të bëjë me çmimin e tyre.

Sipas një raporti nga WinFuture çmimet Evropiane të Galaxy S22 do të fillojë nga 849 euro ndërsa modeli bazë i S22 Plus dhe S22 Ultra fillojnë nga 1,049 euro dhe 1,249 euro respektivisht.

E thënë thjeshtë modelet e 2022 do të kushtojnë po aq sa modelet e 2021. Por ajo që do të ndryshojë është se modeli bazë i S22 Ultra ofron vlerë më pak sesa S21 Ultra.

Konkretisht S22 Ultra me 8GB RAM dhe çmim 1,249 euro ka 128GB memorie ndërsa S22 Ultra me 12GB RAM dhe 256GB memorie kushton 100 euro më tepër.

Nuk dihet nëse këto çmime do të aplikohen edhe për pjesën tjetër të botës apo janë vetëm për Evropën. /PCWorld Albanian