Gamerat e Xbox mund të transmetojnë lojën në Discord

Xbox zakonisht merr funksionalitete të reja përpara rivalit PlayStation dhe këtu mund të përmendim edhe mundësinë për tu lidhur direkt kanalet zanore të Discord vitin e kaluar që erdhën fillimisht në Xbox.

Do të bëhet më e lehtë për të transmetuar lojën tuaj të preferuar në konsolë ndërsa Discord njoftoi debutimin e Stream to Discord për Xbox.

Kështu përdoruesit mund të transmetojnë direkt nga konsola Xbox Series X/S ose Xbox One. Është implementimi i parë i një konsole që transmeton drejtpërdrejtë në Discord, diçka që ka qenë e mundur vetëm për PC dhe gamerat mobil.

Xbox zakonisht merr funksionalitete të reja përpara rivalit PlayStation dhe këtu mund të përmendim edhe mundësinë për tu lidhur direkt kanalet zanore të Discord vitin e kaluar që erdhën fillimisht në Xbox.

Nëse nuk e keni bërë akoma, duhet të lidhni Xbox në Discord në menunë Connections në aplikacionin desktop dhe mobil e më pas të klikoni logon e Xbox për tu kyçur në llogarinë tuaj Microsoft.

Më pas mund të transmetoni direkt në kanalin zanor duke hapur tabin Parties & Chats në Xbox dhe më pas zgjedhur Discord dhe kanalin zanor që dëshironi ti bashkoheni.

Prej tyre mjafton të klikoni “Stream your game” për të transmetuar lojën. Stream to Discord është i disponueshëm edhe në bisedat individuale apo në grup.

Përdoruesit e shërbimit me pagesë Nitro mund të transmetojnë në HD deri në 1080p. Stream to Discord është aktualisht i disponueshëm për Xbox Insiders ndërsa aplikacioni Xbox Insider Hub është i disponueshëm për shkarkim në Xbox Store.