Geekbench 6 mbërrin me testime më të sakta të performancës

Kompania së fundi lançoi një përditësim në versionin 6.0 i cili është i disponueshëm thuajse në çdo pajisje nga Windows, macOS, Linux, Android dhe iOS.

GeekBench nga Primate Labs ka qenë një prej mjeteve më popullore të testimit të performancës prej vitesh dhe shpeshherë është përdorur si referencë për të zbuluar performancën e procesorëve të ardhshëm të cilët testoheshin përpara debutimit.

Kompania së fundi lançoi një përditësim në versionin 6.0 i cili është i disponueshëm thuajse në çdo pajisje nga Windows, macOS, Linux, Android dhe iOS.

Programet desktop janë të disponueshme në uebsajtin e Geekbench ndërsa për Android dhe iOS në Play Store dhe App Store respektivisht.

Versioni standard është falas.

Por çfarë ka të re? Shumë gjëra sipas themeluesit dhe krijuesit aplikacionit John Pool. Risi janë testime praktike për procesorët dhe kartat grafike siç është turbullimi i sfondit gjatë video-takimeve, konvertimi i tekstit në gjuhë skripti, dhe detyra për manipulimin e fotove si filtrat, etiketa apo heqja e objekteve të padëshirueshme.

Setet e të dhënave janë përditësuar me imazhe të cilësisë më të lartë, harta më të mëdha navigimi dhe testime më komplekse shfletuesish.

Geekbench thotë se versioni i ri jep një ide më të qartë të procesorëve dhe kartave grafike. Në vend që të testojë bërthamat individuale, testimi tashmë bëhet me të gjitha bërthamat njëherazi për detyra më komplekse, një ndryshim që do të pritet mirë sidomos nga procesorë Intel që kombinojnë bërthamat E dhe P. /PCWorld Albanian