Geekbench konfirmon performancën e lartë të Galaxy S24 Ultra

Rezultatet sugjerojnë se përdoruesit Europianë të S24 Ultra do të kenë një prej procesorëve Qualcomm megjithatë testimet e hershme zbulojnë një performancë më të ulët sesa pritej.

Detajet më të fundit rreth Galaxy S24 Ultra ofrojnë lajme premtuese për ata që kërkojnë një smartfon të fuqishëm.

Rezultatet sugjerojnë se përdoruesit Europianë të S24 Ultra do të kenë një prej procesorëve Qualcomm megjithatë testimet e hershme zbulojnë një performancë më të ulët sesa pritej.

Detajet rreth performancës vinë nga sajti i testimit online Geekbench. Ato sugjerojnë se kemi të bëjmë me një prototip sepse shifrat e performancës janë më të ulëta sesa ishin raportuar më herët për Galaxy S24+ të operon me të njëjtin çip Snapdragon e madje edhe më të ulëta sesa S24+ me çipin Exynos 2400 të samsung.

Përdoruesit e fuqishëm të Galaxy S24 Ultra do të shpresojnë se Snapdragon 8 Gen 3 është i vetmi çip i S24 Ultra. Në fillim të muajit Samsung prezantoi çipin e ri premium Exynos 2400 ndërsa pritet që të shfaqet në disa modele të familjes Galaxy S24.

Me seritë Exynos që konsiderohen më të dobët në performancë krahasuar me Snapdragon 8, konsumatorët në rajone ku Samsung ka zgjedhur të shesë variantin Exynos nuk kishin zgjidhje tjetër vetëm se të blinin një smartfon më pak të fuqishëm.

Vendimi i Samsung për të përdorur vetëm procesorin Snapdragon në familjen S23 u mirëprit masivisht por me familjen S24 pritet të kthehemi tek e kaluara.

Samsung do të prezantojë familjen e re Galaxy S24 në evenimentin Galaxy Unpacked në fillim të 2024. Tradicionalisht mbahet një javë përpara se të fillojë Kongresi Mobil Botëror në Shkurt.