Komiteti Olimpik i Kosovës të premten e 20 shkurtit organizoi edicionin e 10-të të mbrëmjes tradicionale “Laureatët e Vitit 2025”, duke ndarë çmime për sportistët dhe personalitetet më të suksesshme të vitit që lamë pas.
Çmimin e sportistit të vitit e ndau Blerim Gashani, ministër i sapo emëruar i Ministrisë për Rini dhe Sport, së bashku me nënpresidentin e parë të Komitetit Olimpik të Kosovës, Milaim Kelmendi.
Ky çmim shkoi për Akil Gjakovën i cili për herë të gjashtë e fitoi epitetin e “Sportisti i Vitit” në Republikën e Kosovës.
Me rastin e ndarjes së çmimit Akili tregoi se falë kujt vjen ky çmim.
“Kjo vjen falë punës së madhe përkushtimit dhe kosistentës që e kam për sportin e xhudos. Dëshirojë me e falenderu trajnerin tim Tonin për përkrahjen e vazhdueshme familjen time dhe Federaten e Xhudos, ndërsa ky vit shpresojë të shkoj mbarë për të gjithë sportistët dhe të arrijnë qëllimet e tyre”.
Dhjetë tituj aq sa trajneri i tij Driton Kuka, fituesi i çmimit Akil Gjakova nuk i ka fituar ende por tregoi se a mund të arrihet ky objektiv
“Nuk i kam numëruar sa i kam, po besoj që te nëntëshi, dhjetëshi po, por ai atëherë bënë më shumë”.
Gjatë vitit që lëmë pas Akili u rendit i shtati në kampionatin evropian, ndërsa në Grand Slam-in e Parisit e fitoi medaljen e argjend.








