Gjenden eshtra njerëzish në Runik

Policia raporton se në fshatin Runik të Skënderajt gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur disa mbetje mortore që dyshohet të jenë eshtra të njeriut.

Janë njoftuar njësitë relevante të policisë, punimet janë ndërprerë në atë lokacion, derisa të kryhet ekzaminim i tërësishëm i vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Fshati Runik, Skenderaj 18.07.2018-20:15.

Është raportuar se gjatë kryerjes së disa punimeve janë gjetur disa mbetje mortore që dyshohet të jenë eshtra të njeriut. Janë njoftuar njësitë relevante të policisë, punimet janë ndërprerë në atë lokacion, derisa të kryhet ekzaminim i tërësishëm i vendit të ngjarjes”, thuhet në raportin policor.