Gjenden gjurmë të një planeti të shkatërruar në një meteorit në Tokë.
Sipas analizimeve të deritanishme, mendohet se ky meteorit i rënë dhe i zbuluar në Sahara, mund të ketë qënë fragment i një planeti që dikur ishte pjesë e sistemit tonë Diellor, në fazat e para të formimit rreth 4.5 mld vite më parë.
Është titulluar Northwest Africa 12774, dhe mendohet se planeti pjesë e të cilit ishte, kishte përmasa të përafërta me hënën dhe se fundi i tij erdhi si pasojë e një përplasjeje fatale, që shpërndau pjesët e tij në planete shkëmbore si Toka.
Studimi është realizuar nga Universiteti i Colorados Boulder, dhe është publikuar në revistën shkencore Earth and Planetary Science Letters.
Përbërja e tij mendohet se përfshinte shkëmbinj vullkanikë ndër më antikët të sistemit tonë planetar, të karakterizuar nga një përberje kimike enigmatike.
Në meteorit janë gjetur sasi të larta alumini, që konsiderohet shenjë e krijimit në kushte presioni të jashtezakonshëm, në thellësi të mëdha.
Të tilla kushte nuk mund të krijohen kurrsesi në asteroid, çka do të thotë se trupi qiellor kishte dimensione të mëdha, pra të një planeti, që duket se është shkatërruar plotësisht pas një impakti në kohërat e hershme të Universit.







