Një nëndetëse e zhdukur gjermane, për të cilën thuhej se e kishte transportuar liderin e nazistëve në Amerikën Jugore, është gjetur në brigjet e Danimarkës pas më shumë se 73 vitesh.
Lloji i nëndetëses, i njohur si U-3523, ishte një nga nëndetëset më të famshme të Hitlerit, dhe kishte një funskion dhe dizajn tejet të avansuar, por që nuk arriti ta ndalë fitoren e trupave aleate.
Ndërkohë, Muzeu detar i luftës në Danimarkë, i cili e gjeti nëndetësen tha se nuk kishte evidencë se kjo anije është përdorur për arratisjen e Hitlerit në Amerikë Jugore, ashtu sic pretendohej. Pas luftës, kishte shumë thashetheme për udhëheqësit nazist që u arratisën me nëndetëse dhe që morën arin si placka lufte, por një gjë e tillë nuk ishte vërtetuar./MESAZHI/








