Gjendet një femër e vdekur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se sot rreth orës 18:00 në një banesë ne Rurgën ”Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë është një trup i pajetë.

Rastin e ka treguar për Indeksonline, zyrtari për informim i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

 

Ai ka thënë se Policia  se bashku me mjekët emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ana e mjekut është konstatuar se viktima është një femër 48 vjeç, pa shenja jete.

“Aktualisht policia është ne ndërmarrje e sipër te veprimeve hetimore dhe atyre te ekzaminimit të vendngjarjes me qellim te sqarimit te rrethanave qe karakterizojnë rastin si dhe ndriçimin e motiveve te tij.

Në vendin e ngjarjes përveç hetuesve rajonal kane prezantuar edhe specialist te forenzikes rajonale, prokurori i shtetit si dhe eksperti  mjeko- ligjor”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion përderisa me rekomandimin e prokurorit te shtetit rasti është cilësuar si  vdekje e dyshimtë./Indeksonline/