Gjenevë – Vazhdon raundi i 8-të i bisedimeve për Sirinë

Vazhdon raundi i 8-të i bisedimeve për Sirinë që organizohen në Gjenevë.

Delegacioni i regjimit të Esadit, i cili nuk mori pjesë në ditën e parë të takimeve, në ditën e dytë zhvilloi një mbledhje zyrtare me përfaqësuesin e posaçëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan De Mistura.

Përfaqësuesi i posaçëm nga palët kërkoi të përqendrohen në arritje të një progresi të vërtet gjatë bisedimeve.

Agjenda e bisedimeve përbëhet nga temat e administratës së tranzicionit, hartimi i kushtetutës dhe organizimi i zgjedhjeve.

Kryetari i delegacionit të opozitarëve, Nasir Hariri bëri të ditur se dëshirojnë që sa më parë të kalojnë në bisedime të drejtpërdrejta me regjimin.

Opozitarët insistojnë që procesi i tranzicionit në Siri të bëhet pa Esadin.