Niels Hoegel, pranoi të martën për vrasjen e 100 pacientëve të cilët ishin në kujdesin e tij, në ditën e parë të gjykimit të tij.
Hoegel, 41 vjeç, tashmë ka kaluar gati një dekadë burgim dhe është akuzuar për dhënien qëllimisht të mbidozave mjekësore viktimave, në mënyrë që t’i kthejë ata në jetë në momentin e fundit.
Ndërsa procedura u hap në qytetin verior të Oldenburg, kryetari i trupit gjykues Sebastian Buehrmann pyeti nëse akuzat kundër tij ishin të sakta. Hoegel u përgjigj “po”.
“Ajo që unë kam pranuar u bë,” tha ai në sallën e gjyqit të mbushur me dhjetëra të afërm të pikëlluar.
Prokurorët thonë se të paktën 36 pacientë u vranë në një spital në Oldenburg ku ai punonte midis viteve 1999 dhe 2002 dhe rreth 64 të tjerë në një klinikë në afërsi të Delmenhorst në mes të viteve 2003 dhe 2005. Viktimat e supozuara ishin të moshës ndërmjet 34 dhe 96 vjeç.
Më shumë se 130 trupa të pacientëve që vdiqën në orarin e punës së Hoegel janë zhvarrosur.
Ky shënon rastin më të madh të një vrasësi serial në historinë e Gjermanisë pas luftës. /Mesazhi/








