Gjermani, sulmohet përsëri xhamia në Bremen

Xhamia Fatih në Bremen të Gjermanisë, e lidhur me bashkësinë Opinioni Kombëtar i Komunitetit Islam (IGMG) për të dytën herë brenda gjashtë muajve është bërë objekt i sulmeve islamofobike, raporton Anadolu Agency (AA).

Mbrëmë natën persona të pa identifikuar kanë shkruar në muret dhe derën e xhamisë fraza ofenduese dhe anti-islame. Sulmuesit kanë shkruar shprehje të ngjashme edhe në muret e qendrës arsimore, e cila është në ndërtim e sipër në pjesën e pasme të xhamisë.

Kryetari i shoqatës së xhamisë Fatih, Zekai Gümüş, duke tërhequr vëmendjen se xhamia e cila është xhamia e parë dhe me një minare në Bremen ka qenë objektiv i sulmeve raciste, ka rikujtuar se edhe 6 muaj më parë ka patur një sulm ndaj xhamisë.

Ndër të tjera Gümüş, ka theksuar se dënojnë ashpër këto sulme kundër munsilmanëve dhe ka kërkuar gjetjen sa më parë të autorëve.

Më tej pasi ka rikujtuar se pas sulmit më 24 shtator 2017 kryetari i bashkisë së Bremen, Carsten Sieling e ka vizituar për t’i shprehur indinjatën, Gümüş tha se “Ashtu siç edhe i kam shprehur kryetarit ne nuk i martojmë këto sepse ne jetojmë në përputhje me komunitetin. Kërkojmë që autorët të gjenden sa më parë dhe kjo të ndahet me opinionin publik”.

“Sërish policia mbajti procesverbalet dhe iku. Nuk mendojmë se edhe në këtë sulm do të ketë ndonjë gjë ndryshe. Ne dënojmë ashpër këto sulme të kryera kundër muslimanëve, dhe kërkojmë që autorët të gjenden sa më parë”, ka theksuar Gümüş duke bërë të ditur se edhe nga hetimet e sulmit të mëparshëm nuk ka patur ndonjë rezultat.