Gjermania i kthen Afrikës thesaret e vjedhura koloniale

Një muze gjerman ka rënë dakord të kthejë një koleksion të antikiteteve qytetit të Afrikës jugperëndimore, Namibiane me një hua të pacaktuar.

Kthimi i thesareve Namibiane është pjesë e një iniciative për t’u pajtuar me ish-koloninë.

Vendimi është pjesë e dëmshpërblimeve për një periudhë të sundimit kolonial gjatë së cilës Gjermania kreu një gjenocid kundër popullit namibian.

Muzeu Etnologjik i Berlinit do të kthejë 23 sende të lashta, bizhuteri dhe artefakte të tjera që u morën midis viteve 1884 dhe 1915, kur Namibia ishte pjesë e Afrikës Jugperëndimore Gjermane, një koloni e Perandorisë Gjermane.

Në vitin 2021, Gjermania dhe Namibia nënshkruan një marrëveshje e cila zyrtarisht pranoi rolin e Gjermanisë në gjenocid. Gjermania gjithashtu ra dakord të paguajë 1.3 miliardë euro si dëmshpërblim, që do të paguhet për 30 vjet. /euronews