Gjigantët Kinezë të teknologjisë dorëzojnë algoritmet e tyre tek autoritetet shtetërore

Në SHBA Meta dhe Alphabet kanë argumentuar përballë autoriteteve se ato janë sekrete tregtare duke kërkuar mos zbulimin e tyre.

Gjigantët Kinezë të teknologjisë si Alibaba, ByteDance dhe Tencent kanë ndarë informacione rreth algoritmeve të tyre me autoritetet rregullatorë Kineze.

Algoritmet janë ato që vendosin çfarë përdoruesit shohin dhe mënyrën sesi renditen. Ato janë kritikë për rritjen e audiencave në median sociale dhe mbrohen me fanatizëm të lartë nga kompanitë.

Në SHBA Meta dhe Alphabet kanë argumentuar përballë autoriteteve se ato janë sekrete tregtare duke kërkuar mos zbulimin e tyre.

Por autoritetet Kineze tashmë kanë publikuar një listë të 30 algoritmeve të cilat do të përditësohen vazhdimisht me qëllim që të “shmanget abuzimi me të dhënat.”

Në mesin e algoritmeve të paraqitura, anë edhe ato që i përkasin uebsajtit e-commerce Taobao të Alibaba. Ky algoritëm rekomandon produkte dhe shërbimet tek përdoruesit përmes gjurmës së tyre dixhitale dhe historikut të kërkimit online.

Algoritmi i ByteDance, kompanisë që ka në pronësi TikTok dhe Douyin(versioni Kinez i TikTok), është publikuar gjithashtu dhe rekomandon bazuar në atë çfarë përdoruesit klikojnë nga butoni “like” tek postimet që komentojnë.

Kina ka bazën më të madhe të përdoruesve të internetit në botë dhe është një treg masiv për e-commerce, gaming dhe smartfonët. Pekini ka një pozicion mbrojtës rreth teknologjisë së kompanive dhe nuk lejon eksportimin e saj jashtë.

Por gjithashtu është i shqetësuar për mënyrën sesi këto platforma influencojnë opinionin publik duke aplikuar masa dhe kontrolle të rrepta. Është kjo arsyeja pse platforma si Facebook dhe Google kanë vuajtur në këtë treg. /PCWorld Albanian