Gjilani pëson në shtëpi nga Trepça 89, humb pozitën e liderit

Gjilani është mposhtur në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Anamorava u fut në këtë takim si lidere e kampionatit, por u befasua nga mysafirët e Mitrovicës, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Arb Manaj, kur po luhej minuta e 60’ e takimit.Rezultatin e dyfishoi Engjëll Hoti, vetëm pesë minuta pas golit të parë të shënuar.

Me këtë fitore, Gjilani humb pozitën e parë në tabelë, pas fitores së Ballkanit