Gjuriqit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë

Drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën, Marko Gjuriq këtë pasdite nuk u lejua të hyjë në Kosovë.

Këtë masë ndalimi, Gjuriq e quajti skandaloze për Prishtinën, shkruajnë mediat serbe.

 

 

Sipas tyre, vizita e Gjuriqit ishte planifikuar në mënyrë të rregullt, mirëpo rreth orës 15:00 ai është kthyer në kufi nga autoritetet kosovare.

“Ky është një vendim skandaloz i Prishtinës, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare  të lirisë së lëvizjes”, ka thënë Gjuriq, pasi i është ndaluar hyrja.

Pas kthimit të tij në Beograd ai ka paralajmëruar se do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të parë lëvizjet e mëtejshme.