Golf 2 vs Golf 7, si të krahasoni dimensionet e të njëjtave modele nga gjenerata të ndryshme?

Nëse jeni adhurues i madh i makinave, duhet patjetër të vizitoni portalin carsized.com, sepse aty mund të shikoni një gjë interesante – si duken disa makina në krahasim me të tjerat dhe sa ndryshojnë ato në dimensione.

Mund të krahasoni modele të ndryshme – le të themi, një Fiat 500 i vogël me një kamionçinë të madhe amerikane, ose, për shembull, dy gjenerata të të njëjtit model, si Golf 2 dhe Golf 7.

Mjafton të zgjidhni çdo dy modele të ofruara. Faqja do t’ju tregojë menjëherë një animacion krahasimi, si dhe ndryshimet në dimensione.

Se për çfarë bëhet fjalë të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë dhe të shikojnë më në detaje për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë.