Goli i Shaqirit e “çmend” Klopin (Video)

Në përfundim të ndeshjes Mançester Junajtid-Liverpul të mbyllur me shifrat 1-4, trajneri Jurgen Klop i ka thurur lavde Xherdan Shaqirit.

Kujtojmë që shqiptari i Zvicrës shënoi një gol spektakolar me roveshatë duke fituar zemrat e tifozëve të kuq.

Klop tha se ai nuk është normal pasi vetëm në 4 ditë është përshtatur shumë mirë dhe ka arritur të bëjë paraqitje fantastike.

“Nuk është normal. Pas vetëm katër ditëve në klub Shaqiri është përshtatur kaq mirë me stilin tonë të lojës. Sigurisht që ne jemi munduar ta ndihmojmë në pozicionin e tij në fushë, prandaj nuk e pati shumë të vështirë. I kemi dhënë liri që të luajë ashtu siç ai dëshiron, në mënyrë natyrale. Na ka dhënë më shumë dinamikë me shpërthimet e tij në sulm. Këtë bëri edhe në rastin e golit të Starrixh. Për të qenë i sinqertë, ishte edhe me mirë nga sa e prisja. Kur erdhi te ne, ishte shumë i entuziazmuar, sepse për të është momenti më i mirë në karrierë, pas përvojave të fituara te Bajerni, Stouk Siti dhe Interi”, tha Klop.

https://www.youtube.com/watch?v=4dfqiexstqY