Federata e Futbollit të Zvicrës së fundmi e ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarin më të mirë të vitit, lojtaren, trajnerin, golin, gjtyqtarin, e disa çmime të tjera.
Lojtari më i mirë i vitit u shpallë Lara Dickenmann dhe Yann Sommer u shpallën më të mirët e vitit nga Federata zvicerane.
Këtë sukses, dyshja e lartëcekur e arriti edhe në vitin e kaluar, transmeton IndeksOnline.
Ashtu si para dy vitesh, pas Euro 2016, Sommer do të nderohet me çmimin e lojtarit më të mirë të vitit pasi shkëlqeu për Zvicrën edhe kësaj radhe në Kupën e Botës.
Ndërsa, Xherdan Shaqiri e ka fituar çmimin e golit më të mirë të vitit, për golin e shënuar në fitoren, 2-1 ndaj Serbisë në Botëror.
Shaqiri e shënoi golin në fjalë më 22 qershor në ”Kaliningrad” pas pasimit nga Mario Gavranovic dhe pas sprintit prej 50 metrash.
Të gjithë fituesit nga ceremonia e Federatës zvicerane:
Lojtari zviceran i vitit: Yann Sommer
Lojtarja zvicerane më e mirë e vitit: Lara Dickenmann
Trajenri i vitit: Vladimir Petkovic
Goli më i mirë i vitit: Xherdan Shaqiri
Gjyqtari më i mirë i vitit: Adrien Jaccottet