Google adopton passkey si formë parësore e identifikimit

Passkeys janë forma e re e identifikimit të cilët eliminojnë nevojën për të përdorur fjalëkalime apo emra përdoruesi e madje faktorë shtesë verifikimi.

Ditën e Marte Google tha se të gjithë përdoruesit mund të aktivizojnë passkeys si mënyrë parësor e verifikimit, 5 muaj pas lançoi mbështetjen për standardin FIDO të fjalëkalim për llogaritë Google.

Kjo do të thotë se herën tjetër që do të kyçeni në llogarinë tuaj, do të shikoni njoftime për të krijuar dhe përdorur passkeys, duke thjeshtuar procesin e identifikimit,” tha Google.

Passkeys janë forma e re e identifikimit të cilët eliminojnë nevojën për të përdorur fjalëkalime apo emra përdoruesi e madje faktorë shtesë verifikimi.

Me fjalë të tjera, është një mekanizëm i kyçjes pa fjalëkalim që përdorur kriptografinë e çelësave publikë për të verifikuar aksesin e përdoruesve në uebsajt dhe aplikacione përmes çelësave privatë në pajisje dhe çelësave publikë në servera.

Çdo passkey është unik dhe i lidhur me një emër përdoruesi dhe shërbim specifik, që do të thotë se përdoruesi do të ketë po aq passkey sa ka llogari.

Një përdorues mund të ketë një passkey për çdo uebsajt në Android, iOS, macOS dhe Windows. Kështu kur një përdorues kyçe në një uebsajt apo aplikacion që mbështet passkeys, një sfidë e rastit krijohet dhe dërgohet tek klienti duke i kërkuar që të verifikohet përmes të dhënave biometrike ose me një PIN.

Me passkey përdoruesit jo vetëm që nuk kanë nevojë të mbajnë mend fjalëkalime por mbrojnë përdoruesin edhe nga sulmet phishing.