Google do të paguajë 700 milionë dollarë për të mbyllur një rast gjyqësor për Play Store

Google tha se zhvilluesit mund të tregojnë kosto të ndryshme blerjesh në aplikacione në bazë të metodës së pagesës zgjedhur nga konsumatori.

Google tha ditën e Hënë se do të paguajë 700 milionë dollarë, 630 milionë konsumatorëve dhe 70 milionë shteteve Amerikane, si pjesë e një marrëveshjeje arritur në Shtator për Play Store.

Në Shtator kompania gjeti gjuhën e përbashkët me shtetet Amerikane dhe konsumatorët të cilët e paditën në gjykatë në 2021. Padia thoshte se Google ka krijuar monopol lidhur me shpërndarjen e aplikacioneve Android përmes Play Store.

Në Nëntor të 2022 Google filloi të pilotonte programin e pagesave alternative në SHBA për blerjet brenda aplikacioneve. Kompania tha se do të zgjeronte programin më tutje si pjesë e marrëveshjes.

Google tha se zhvilluesit mund të tregojnë kosto të ndryshme blerjesh në aplikacione në bazë të metodës së pagesës zgjedhur nga konsumatori.

Lajmi vjen në një kohë kur beteja gjyqësore mes Google dhe Epic zbuloi disa marrëveshje të fshehta të gjigantit të kërkimit me kompani si Spotify të cilët nuk paguajnë asnjë komision në Play Store për blerjet brenda aplikacioneve.

I gjithë debati sot mes zhvilluesve të aplikacioneve dhe Google sillet rreth komisioneve që paguhen për blerjet brenda aplikacioneve. Google njëlloj si Apple nuk lejon sisteme pagesash alternative por çdo aplikacion i shpërndarë përmes Play Store duhet të përdorë sistemin e pagesave të Google. Si rezultat konsumatorët paguajnë një komision 15 përqind për çdo blerje.