Google Gemini hyn tek mesazhet tuaja

Gjithashtu mund të sugjerojë replika dhe veprime në bazë të përmbajtjes së mesazheve.

Google njoftoi një sërë përditësimesh Android në Kongresin Mobil Botëror këtë vit përfshirë integrimin e Gemini me Messages së bashku me përmbledhjet me tekst nga AI gjatë drejtimit të makinës.

Duke filluar nga kjo javë, përdoruesit e Messages do të mund të qasen në chabotin e Google pa u largua nga aplikacioni.

Gemini në Messages do të mund të kryejë detyra bazike si ruajtja e mesazheve dhe planifikimi i eventeve ose thjeshtë të bashkëbisedoni me të.

Funksionaliteti është ende në beta dhe i disponueshëm vetëm për gjuhën Angleze tha Google.

Android Auto gjithashtu do të fuqizohet nga AI me qëllimi që të minimizojë shpërqendrimin e njerëzve në timon. Nëse një bisedë në grup po zhvillohet gjatë kohës që po drejtoni makinën, Android Auto do të bëjë një përmbledhje të mesazheve dhe t’ia lexojë drejtuesit.

Gjithashtu mund të sugjerojë replika dhe veprime në bazë të përmbajtjes së mesazheve.