Google lançon modelin më të ri AI Gemini 1.5 me përmirësime të mëdha

Ditën e Enjte Google prezantoi gjeneratën e re të modelit AI, Gemini 1.5. Edhe pse Gemini 1.0 u lançua në Dhjetor, modeli i ri ka përmirësime masive nga paraardhësi, përfshirë një dritare më të madhe konteksti, kuptim më të mirë dhe performancë e shtuar në tërësi.

Vetëm javën e kaluar Google erdhi me disa zhvillime të mëdha nga ribrandimi i Google Bard në Gemini, tek prezantimi i një aplikacioni të ri Gemini, njohur si Gemini Advanced dhe një plan me pagesë AI.

Në vazhdën e këtyre lajmeve, Google zbuloi një tjetër zhvillim IA – një model i ri AI.

Ditën e Enjte Google prezantoi gjeneratën e re të modelit AI, Gemini 1.5. Edhe pse Gemini 1.0 u lançua në Dhjetor, modeli i ri ka përmirësime masive nga paraardhësi, përfshirë një dritare më të madhe konteksti, kuptim më të mirë dhe performancë e shtuar në tërësi.

Modeli i ri është aq i avancuar saqë CEO Sundar Pichai tha se 1.5 Pro, modeli i parë Gemini 1.5 që Google po lançon për testim, arrin cilësinë e Gemini 1.0 Ultra që aktualisht është modeli më i avancuar lançuar javën e kaluar.

Për të arritur këtë nivel më të lartë performance, Gemini 1.5 është ndërtuar mbi një arkitekturë të “Mixture-of-Expert” (MoE).

Google pretendon se Gemini 1.5 Pro mund të përpunojnë deri në 1 milionë tokenë, një rritje masive prej 32 mijë të Gemini 1.0. Sa më shumë tokenë që një model merr, aq më të cilësore dhe të mirëinformuara janë përgjigjet që jep.

Google thotë se Gemini 1.5 Pro mund të përpunojë sasi të mëdha informacion deri në 1 orë video, 11 orë audio, 30 mijë rreshta kod dhe 700 mijë fjalë.

Përmes një demoje, Google demonstroi Gemini 1.5 Pro me një video 44-minutëshe ku modeli më pas mund tu përgjigjej të gjitha pyetjeve rreth tij.

Edhe në testimi Gemini 1.5 Pro performoi mjaft mirë krahasuar me paraardhësin duke e tejkaluar në 87 përqind të rasteve. Gjatë fazës së testimi modeli Gemini 1.5 Pro me 1 milionë tokenë konteksti do të jetë i disponueshëm falas përmes AI Studio dhe Vertex AI. Sapo modeli të debutojë për të gjithë, Google ka menduar të shesë përmes planeve duke filluar nga 128 mijë tokenë deri në 1 milionë.