Google lançon Nearby Share për kompjuterët Windows

Më shumë se 1.7 milionë përdorues instaluan versionin beta tha Google. Ata e kanë përdorur për të transferuar më shumë se 50 milionë të dhëna, kryesisht foto dhe video.

Google tha se aplikacioni Nearby Share për kompjuterët Windows është më në fund i disponueshëm. Një version i aplikacioni, i cili bën të lehtë shkëmbimin e të dhënave mes pajisjeve si telefonët Android dhe Chromebook, ka qenë në fazën beta prej disa muajsh por tani është i gatshëm për përdorim të gjerë.

Më shumë se 1.7 milionë përdorues instaluan versionin beta tha Google. Ata e kanë përdorur për të transferuar më shumë se 50 milionë të dhëna, kryesisht foto dhe video.

Google ka shtuar disa funksionalitete të reja në Nearby Share për Windows ndërsa aplikacioni debutoi zyrtarisht. Tashmë përdoruesit mund të shohin kohën e përllogaritur që nevojitet për transferimin e plotë të të dhënave.

Njoftimet e pajisjeve do të kenë edhe një paraqitje për të kuptuar se po shkëmbeni të dhënat e duhura. Google planifikon të shtojë më shumë funksionalitetet në të ardhmen dhe po punon me disa prodhues kompjuterësh për ta përfshirë në sistemet e tyre siç është rasti i HP.

Për të përdorur Nearby Share në Windows, duhet të aktivizoni Wi-Fi dhe Bluetooth. Më pas mjafton të tërhiqni një skedar në aplikacion ose ta klikoni me të djathtën dhe të zgjidhni opsionin Nearby Share për ta dërguar tek pajisja që gjendet afër.