Google lançon zyrtarisht Android 13

Të gjitha modelet Pixel nga Pixel 4 deri tek Pixel 6a do të marrin brenda pak ditësh versionin e fundit Android 13.

Android 13 është zyrtarizuar. Versioni më i fundit i sistemit operativ të Google nuk pritej të debutonte deri në Shtator, por tani është publikuar në Android Open Source Project (AOSP) dhe Google e konfirmoi se menjëherë do të jetë i disponueshëm për pajisjet Pixel.

Shumë modele smartfonësh e tabletësh do të marrin përditësimin, por mbase disa do të presin më gjatë se të tjerët. Samsung UI 5, bazuar në Android 13, aktualisht është në fazë testimi dhe pritet të vijë në Tetor.

Të gjitha modelet Pixel nga Pixel 4 deri tek Pixel 6a do të marrin brenda pak ditësh versionin e fundit Android 13.

Mjafton që të shkoni në Settings > System > System update > Check for updates për të kontrolluar nëse është bërë i disponueshëm.

Krahas veçorive të reja, Android 13 sjell rafinim të Android 12.

Disa prej risive mund të përmendim:

Një version i përmirësuar i Material You
Modalitet Bedtime i përmirësuar me temë të errët dhe sfonde të errëta
Mbrojtje të reja privatësie dhe sigurie që bllokojnë kopjimin apo shikimin e fotove dhe videove
Leje të reja për njoftimet nëse dëshironi të pranoni nga aplikacione të treta ose jo
Mbështetje për audio hapësinore
Përmirësuar performanca tek tabletët dhe pajisjet me ekrane me palosje

Prodhues të telefonëve Android si Samsung, Asus, Nokia, iQOO, Motorola, OnePlus, Oppo, Realme, Sony, Vivo dhe Xiaomi pritet të nisin punën për versionet e tyre.