Javën e kaluar u zbuluan disa elementë të ndërfaqes që sugjeronin se mbështetja për komunikimit satelitor po vjen në Google Messages ku flitej edhe përfshirja e Garmin.
Më shumë informacion është publikuar në lidhje me funksionalitetet e ardhshme satelitore të aplikacionit Google Messages. Bazuar në disa rreshta kodi në versionin më të fundit të aplikacionit, Google mund të bashkëpunojnë me Garmin për të sjellë komunikimin urgjent SOS satelitor në telefonët Android.
Javën e kaluar u zbuluan disa elementë të ndërfaqes që sugjeronin se mbështetja për komunikimit satelitor po vjen në Google Messages ku flitej edhe përfshirja e Garmin.
Kompania e fitnesit aktualisht ofron disa produkte të komunikimit satelitor dhe bashkëpunimi me Google merr kuptim nisur nga avantazh i një infrastrukture ekzistuese të Garmin përfshirë përgjigjet e emergjencave për shpëtim.
Sipas uebsajtit të kompanisë, shërbimet satelitore të urgjencës së Garmin janë të disponueshme në 150 vende të botës duke i dhënë Google një avantazh kundrejt shërbimit të Apple që ofrohet vetëm në një numër të kufizuar përdoruesish.
Edhe pse Google ka konfirmuar se komunikimi satelitor mund të bëhet i disponueshëm në Android 14, ende nuk e dimë kur do të ofrohet apo cilët telefonë do ta mundësojnë.








