Google ribrandon Bard në Gemini, lançon Gemini Advanced për 20 dollarë në muaj

Gemini Ultra do të kushtojë 20 dollarë në muaj dhe vjen përmes Google One ku përmban edhe 2TB hapësirë së bashku me veçoritë e tjera të Google One si qasje në aplikacionet Docs, Slides, Sheets dhe Meet.

Google Bard nuk ekziston më. Pothuajse një vit pasi kompania nxitoi të lançonte produktin e saj AI për të sfiduar ChatGPT të OpenAI, Google vendosi të largojë brendin Bard për ti zënë vendin Gemini.

Së bashku me lajmërimin e ribrandimit, kompania lançoi Gemini Ultra, modelin më të fuqishëm gjuhësor që ka ndërtuar gjer më sot.

Gemini  Ultra do të kushtojë 20 dollarë në muaj dhe vjen përmes Google One ku përmban edhe 2TB hapësirë së bashku me veçoritë e tjera të Google One si qasje në aplikacionet Docs, Slides, Sheets dhe Meet.

Google gjithashtu do të largojë brendin Duet AI i cili ofrohen funksionalitete AI për Google Workspace dhe do të zëvendësohet gjithashtu nga Gemini.

Së fundi kompania do të lançojë një aplikacion të ri Gemini për Android si dhe ta integrojë në aplikacionin Google për iOS dhe Android.

Përdoruesit mund të zëvendësojnë Google Assistant me Gemini gjithashtu. Modeli gjuhësor Gemini  Ultra do të jetë i disponueshëm në 150 vende të botës dhe vetëm në gjuhën Angleze momentalisht.

Është parashikuar që të ofrohet edhe në gjuhët Japoneze dhe Koreane.

Gemini Ultra 1.0

Kur Google prezantoi modelin e ri gjuhësor Gemini, fillimisht ofroi vetëm Gemini Pro i cili ishte i disponueshëm përmes Bard. Gemini Pro, sipas Google, performonte në nivelin e GPT-3.5 por ndërsa GPT-4 u bë gjerësisht i disponueshëm, Gemini Pro sikur u la në hije.

Por Google tha se modeli flagship, Gemini Ultra, do të mbërrinte për konsumatorët në 2024 pati kompania të bënte disa testime private.

Asokohe u tha se Gemini Ultra do të ishte me pagesë, që fillimisht u quajt Bard Advanced por tani u emërtua si Gemini Advanced.

Bard kishte kaluar tashmë në Gemini Pro për përdoruesit pa pagesë dhe nuk do të ketë asnjë ndryshim. Ata që zgjedhin Gemini Advanced, do të kenë qasje në modelin Gemini Ultra 1.0.

20 dollarë është aktualisht çmimi që shumica e mjeteve AI kërkojnë, përfshirë ChatGPT. Google ka jnë avantazh sepse ofron shërbime shtesë siç është hapësira cloud.