Google sjell disa veçori të Pixel 8 dhe 8 Pro në modele të vjetra Pixel

Përditësimi i Marsit 2024 adreson 25 probleme sigurie, ku një pjesë e tyre konsiderohen kritike..

Google ka filluar të lançojë përditësimit e Marsit 2024 për telefonët Pixel i cili përmban edhe përditësime sigurie. Këto të fundit janë kritike në mënyrë që pajisja juaj të qëndrojë e sigurte ndërsa është e rekomanduar që përditësimet e sigurisë të instalohen sa më parë.

Përditësimi i Marsit 2024 adreson 25 probleme sigurie, ku një pjesë e tyre konsiderohen kritike. Përditësimi i datës 5 Mars ka një numër versioni AP1A.240305.019.A1 dhe vjen për modelet:

  • Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro
  • Pixel Fold
  • Pixel Tablet
  • Pixel 7 dhe Pixel 7 Pro
  • Pixel 7a
  • Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro
  • Pixel 6a
  • Pixel 5a (5G)

Gjithashtu Google po përditëson Pixel Watch me numër version TWD9.240205.001.A3 i cili përmban gjithashtu përditësime sigurie.

Çfarë ka të re?

  • 10-bit HDR video dhe Ultra HDR për fotot në Instagram: Tashmë mund të publikoni video 10-bit HDR dhe Ultra HDR me ngjyra më të forta dhe kontrast më të lartë në Instagram.
  • Rretho për të kërkuar: Pasi erdhi tek seritë Pixel 8 muajin e kaluar, Rretho për të Kërkuar tani po vjen në Pixel 7.
  • Ndarja e ekranit vetëm për aplikacionet: Tashmë mund të bëni screen share vetëm për aplikacione të caktuara dhe jo plotësisht ekranin e telefonit në Pixel Tablet, Pixel Fold, Pixel 5a dhe telefonët më të fundit Pixel.
  • FastPair: Nëse vazhdimisht ndërroni pajisjet Bluetooth, lidhja me një pajisje është bërë më e lehtë. Përdoruesit do të shohin lidhjet e bëra në të kaluarën me pajisje të ndryshme.

/PCWorld Albanian