Gratë saudite nuk duhet detyruar të veshin abajën, një mantel të gjatë e të gjerë që përdoret për të mbuluar trupat e tyre në publik, tha një klerik i lartë fetar saudit.
Shejh Abdullah el-Mutlaq, anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Lartë, tha se gratë duhet të vishen në mënyrë modeste, por kjo nuk do të thotë të mbash veshjen tradicionale që njihet si abaja.
Aktualisht gratë saudite duhet të veshin rroba të tilla, pasi një gjë i obligon ato me ligj.
“Ndërhyrja” e klerikut vjen mes lëvizjeve për të “modernizuar” shoqërinë saudite dhe për të lehtësuar disa kufizime me të cilat përballen gratë.
“Më shumë se 90% e grave muslimane në botën myslimane nuk veshin abajë, prandaj ne nuk duhet ti detyrojmë tonat që të veshin një të tillë”, tha Sheikh Mutlaq.
Kjo është hera e parë që një klerik i lartë ka bërë një deklaratë të tillë, e cila mund të jetë baza e ligjit saudit në të ardhmen. /MESAZHI/