Grenell konfirmon se anulohet takimi i 27 qershorit në Washington

Richard Grenell ka konfirmuar se është anuluar takimi i 27 qershorit në Uashington.

I dërguari special nga SHBA, Richard Grenell i është përgjigjur kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti.

“Faleminderit kryeministër Hoti. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe presim që të zgjedhim një datë të re për takimin”, ka shkruar Grenell.

Kujtojmë se sot kryeministri Hoti ka njoftuar se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Kosovë nga Gjykata Speciale, atij i është duhur të kthehet në vendin tonë për tu marrë me çështje.