Greqi: Sërish rekord temperaturash të larta

Sun over Parthenon, Athenian Acropolis (3/4 perspetive, rear facade). Athens, Greece.

Vala e të nxehtit në Greqi do të jetë afatgjatë dhe me termometra që do të regjistrojnë temperatura mbi 43 gradë Celsius në disa vende.

Gjatë fundjavës dhe javës në vijim, parashikuesit thonë se temperaturat mund të rriten në 46 gradë Celsius gjatë ditës.

Të martën, temperatura në Rodos, gjithashtu, pritet të rritet në rreth 44 gradë Celsius.

Edhe netët do të mbeten të nxehta, veçanërisht në zonat urbane, me temperaturë mbi 30 gradë Celsius.

“Puna në prani duhet të zvogëlohet sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Ministria e Punës.

Nxehtësia ka bërë që disa meteorologë ta përshkruajnë situatën si një “valë historike nxehtësie” /atsh