Nëse po paguani për X Premium+, i cili tashmë kushton 40 dollarë në muaj, ose për SuperGrok me 30 dollarë në muaj, do të keni qasje në veçoritë më të fundit Grok 3.
Përdoruesit tashmë mund të aksesojnë modelin më të avancuar të xAI, Grok 3, edhe nëse nuk paguajnë për një abonim në X. Grok 3 është i disponueshëm pa pagesë për një periudhë kohore të shkurtër.
Por kompania nuk shpjegoi se për sa kohë bëhet fjalë. Kur shkoni në Grok në X ose në ueb dhe kur hapni aplikacionin e dedikuar, do të shikoni opsionet “Think” dhe “DeepSearch” të cilët janë të disponueshëm vetëm me familjen më të fundit LLM të xAI.
Thjeshtë siguroni që keni zgjedhur Grok 3 në vend të Grok 2 në ndërfaqen e chatbotit. Nëse po paguani për X Premium+, i cili tashmë kushton 40 dollarë në muaj, ose për SuperGrok me 30 dollarë në muaj, do të keni qasje në veçoritë më të fundit Grok 3.
Kompania lançoi familjen e saj të modeleve Grok 3 disa ditë më parë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku Musk e përshkroi atë si “një renditje të madhësisë më të aftë se Grok 2”.








